Dje në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas janë liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.