Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran.

Në aksident sipas dëshmitarëve që kanë raportuar në KALLXO.com janë përfshirë dy vetura dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Ende nuk dihet për shkaqet që kanë quar deri tek ky aksident i rëndë komunikacioni.

Kujtojmë që sot Policia e Kosovës, ka njoftuar se vetëm brenda nëntë muajsh kanë vdekur 96 qytetarë në aksidente trafiku.

 

Loading...