Parada e sotme e krenarisë për disa njerëz ishte ngjarje e madhe e emocionuese, e kishte të tjerë që edhe e panë me sy të keq.

Kishte shumë fytyra të njohura, megjithatë ajo që mori më shumë vëmendje ishte Adelina Ismaili këngtarja që përkrahte dhe promovonte komunitetitin LGBT , kur ende ishte temë tabu në Kosovë .

“E lash djali e sëmurë dhe shumë angazhime të tjera, vetëm që të jem e pranishme në këtë ngjarje” tha ajo për Insajderin.

Prania e saj i gëzoi jashtëzakonisht pjesëmarrësit. Ata e përqafuan dhe bënë foto të shumta me ta.

Edhepse u vonua, Adelina iu bashkangjit Paradës në gjysmë të saj, dhe eci mes personave të shumtë që e festuan këtë ngjarje.