Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, i ka mohuar spekulimet për transferimin e tij në Bayern Munich, duke thënë se nuk është duke menduar për gjëra të tilla tani.

Raportohet se për qendërmbrojtësin kanë shprehur interesim edhe Barcelona dhe Manchester Unitedi, por këtë mëngjes u raportua se edhe kampioni i Gjermanisë është interesuar për të, përcjell Gazeta Express.

“Unë sapo i lexova këto lajme dhe nuk jam duke menduar për këto gjëra. Kishte spekulime për gjëra të tilla edhe gjatë verës, por në fund nuk ndodhi asgjë dhe mendoj se përsëri nuk do të ndodhë asgjë”, ka thënë Skriniar.

“Kam shumë ndeshje me Interin, menjëherë pas ndeshjeve me kombëtaret i kemi disa ndeshje të rëndësishme si derbi i Milanit dhe ne duhet të përgatitemi mirë”.

“Juventusi e ka kontrollin në Itali, por ne mund të garojmë me ta. Ne kemi një ecuri të mirë fitoresh dhe jemi aty ku dëshiruam të ishin në fillim të sezonit. Ne do të tentojmë të vazhdojmë me këto rezultate për një kohë sa më të gjatë”.

Loading...