Vlerësohet si shëruesi i më shumë se 100 sëmundjeve. Dobitë e tij janë të panumërta.

Përpos që i bën mirë shëndetit konsumimi i tij, mjalti është pra shërues i shumë sëmundjeve. Mjalti përmban proteina, ujë, energji, fibra, sheqerna dhe vitamina të ndryshme e minerale. Ai përmban minerale si hekuri, natriumi, kaliumi, fosfori, zinku dhe kalciumi. Mjalti është burim i mirë i vitaminave, që përfshijnë acidin folik, niacinën, riboflavinën, Vitaminën C dhe Vitaminën B6.

Për njerëzit që janë mbipeshë, mjalti jo vetëm që zvogëlon rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare, ai gjithashtu nuk rrit peshën e trupit.

Megjithatë, ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban vitamina të dobishme dhe minerale. Ndërsa sheqeri i bardhë (i rafinuar) është konsideruar si burim i “kalorive boshe”, që do të thotë se nuk ka asnjë përfitim ushqyes nga ngrënia e tij, veç kalorive.

Gjetjet e fundit thonë se konsumimi i mjaltit ndihmon në uljen e kolesterolit, në krahasim me sheqerin.

Për dobitë që sjell mjalti janë të renditura 26 pika, ku përfshihen disa nga dobitë që ajo sjell :

Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken
Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend si dhe forcon trupin fizikisht.
Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë.
Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut.
Me përdorimin e mjaltit, pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurës së shpejtë të zemrës (tahikardia).
Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
Mjalti që pihet i nxehtë, për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
Kur hahet mjalti, lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilaçe për ta ndihmuar përpunimin.
Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërguar me gisht të pastër syrin.
Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
Për dhembjet e eshtrave, ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
Të sëmuret nga verdhëza, në qoftë se në mëngjes dhe në mbrëmje hane mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
Mjalti largon ngërçin e nervave.
Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Personave që janë nervozë, si dhe atyre që s’kanë gjumë, mjalti ju ndihmon për t’u qetësuar.
Ai i cili ha mjaltë, nuk mund të ketë kapsllëk dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohte, zhduken skrajat e zorrëve.
Nëse mjaltin e lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe angine.
Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në dite, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet.
Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes ‘stalni aigan’, plagës së qelbur. Plagën e atillë duhet menjëherë ta lyeni me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejt do të vërehet përmirësimi.
Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
Plagët e zorrëve dhe të lukthit, mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjate një jave duhet ngrënë deri ne 4 kg mjaltë. Nëse shkojmë me këtë ritëm për tri javë, nga i thati i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë.
Nëse dhimbjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejmë me mjaltë e mbi të vëmë biber pluhur, të shtypur, dhembja menjëherë largohet.
Pickimi e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t’i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.

Loading...