SHKRUAN: NEHAT JAHIU

-ads3-

Shumë herë është biseduar dhe shkruar për sjelljen e ligjit për gjuhën shqipe dhe zyrtarizimin e saj

Një ditë pata rastin të lexoja se u prit kaq kohë që të dalim në skenë unë dhe…, bashkë me Zoran Zaevin , të sjellim ligjin për gjuhën shqipe dhe…. Pastaj thuhet se e dijnë shqiptarët kush po e zyrtarizon gjuhën shqipe. U qesha disa herë me këto përralla dhe kopalla.

Gjuha shqipe nuk ka pas nevojë asnjëherë shekuj me radhë të zytarizohet as nga krali e as nga mbreti e lere më nga ti dhe nga…. As Zajevat, Gruejevskat, Crvenkovskat, Gligorovat, Georgiavskat dhe… Mua sa e di gjuhën shqipe ma ka zyrtarizuar nëna ime e ndjera që kur më përkundte në djep duke më kënduar ninulla në gjuhën time amtare shqipe. Gjuhën shqipe shqiptarët e flasin shekuj me radhë në trojet e tyre stërgjyshërore dhe ate e kanë zyrtarizuar dhe ruajtur shekuj me radhë brez pas pas brezi nga të parët e tyre. Kjo gjuhë sa herë që është rrezikuar i ka ujitur shkronjat e alfabetit te vet me gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të saj.