SHBA-ja parashikon që Muri i vajit në Jerusalemin Lindor të mbetet në Izrael në pajtueshmëri me marrëveshjen eventuale paqësore me palestinezët, deklaroi një përfaqësues anonim i administratës së presidentit amerikan Donald Tramp.

-ads3-

“Nuk mund të paramendoj që Muri i vajit të mos jetë pjesë e Izraelit”, theksoi ai.

Muri i vajit është formuar nga muri perëndimor i Tempullit të dytë në Jerusalem, vend i shenjtë për hebraikët. Ai është i locuar në Jerusalem dhe është arsye për tensionet religjioze midis hebraikëve dhe myslimanëve. Hebraikët e quajnë Mali i tempullit, ndërsa myslimanët – Shenjtorja fisnike.

“Tramp me njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dëshmoi se ‘e mban fjalën’ dhe se është i angazhuar për arritje të paqes. Prisnim reagime….por do të vazhdojmë të punojmë në planin tonë…Kuptojmë se palestinezëve do t’u duhet një periudhë e shkurtër e vetëdijesimit, por nuk ka problem…Ne do të jemi të përgatitur, kur palestinezët do të jetë të përgatitur që t’i ripërtërijnë negociatat, ndërsa ndërkohë na pret shumë punë”, theksoi një përfaqësues anonim amerikan.

I dërguari special i presidentit Tramp për procesin paqësor të Lindjes së Afërt Xhejson Grinblat javën e ardhshme do ta vizitojë Izraelin. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në rajon pas vendimit të Trampit për Jerusalemin. Për javën e ardhshme është paraparë që edhe nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens ta vizitojë Izraelin.