Serbia do të tërheqë njohjen e Maqedonisë nëse kjo e fundit do të zyrtarizojë votën pro hyrjes së Kosovës në UNESCO.

-ads3-

Bëhet fjalë për periudhën kohore të tanishme, pasi Prishtina ka të drejtë të riparaqesë kandidaturën një herë në dy vjet dhe herën e fundit, e provoi në vitin 2017.

“Beogradi mund të aktiviziojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet diplomatike dhe politike me Shkupin qysh në llim të vitit 2018. Sipas gazetës serbe Serbia mund të ndryshojë vendiin për njohjen e emrit të vendit fqinj, pra Maqedonisë, që aktualisht e njeh me emrin Republika e Maqedonisë.

Ky hap i Serbisë rrezikon në fakt të dalë një asko, nisur nga zhvillimet e fundit për zgjiedhjen e koniktit të vjetër për emrin me Greqinë. Janë të gjitha të dhënat që çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet së shpejti, dhe Shkupi zyrtar mund të ketë emrin e vet ndërkombëtar të njohur. Nga kjo pikëpamje, çdo njohje e deritanishme nga të gjitha palët, do të rikonsiderohet për shkak të marrëveshjes eventuale mes Athinës dhe Shkupit. Çka e bën të pavend iniciativën diplomatike serbe.