Kryeqyteti serb do të ketë Qendrën shpirtërore të Kishës ortodokse Ruse në kuadër të Tempullit të Shën Treshes në Tashmajdan të Beogradit, bënë të ditur e përditshmja ruse në gjuhën serbe “Sputnjik”. Ideja për themelimin e kësaj qendre, thekson gazeta ruse, është hedhur që shumë vite ndërsa realizimi do të filloj me rregullimin e Kishës Ruse, siç e quajnë besimtarët në Beograd.
Pasi kryqteti serb filloi me rregullimin e hapsirës para Kishës së Shën Markut,
Kreu i Kishës ortodokse Ruse në Beograd, Vitalij Tarasjev iu drejtua drejtorisë së Beogradit që të ndihmoj në rregullimin e portës së Kishës së Shën Treshes,
zgjerimin e godinës ekzistuese të zyrës së kishës dhe Qendrwn shpiërtërore, hapsirat për ngjarjet shpirtërore dhe kulturore, thekson Ati Vitalij për “Sputnjik”.
“Do të jetë në këtë vend, fal zotit, një sallë e vogël për disa qindëra vet, ku do të mund të zhvillohen ligjërata për tema të ndryshme shpirtërore që janë aktuale si për popullin rus ashtu edhe atë serbë. Do të ketë hapwsira edhe për mësime fetare, për mesimin e gjuhës ruse dhe hapwsira që do ti takojnë Kishës si dhe Tempulli i famullisë dhe Përfaqësia e Kishës Ortodokse Ruse dhe Patriarkanës së Moskës në Beograd,” shpjegon Ati Vitalij.
Menaxheri i qytetit të Beogradit, Goran Vesiç me ministrin serb për Inovacione dhe zhvillim, Nenad Popoviç vizitoi Kishën Ruse në Tashmajdan ku bëri të ditur se përveç Qendrës shpirtërore kanë ra dakord të punojnë së bashku në promovimin dhe ruajtjen e këtij vendi, siç tha Vesiç, të rëndësishëm. Ai për gazetën ruse në gjuhën serbe “Sputnjik” rikujtoi se me regjistrimin e vitit 1931 çdo i gjashti banor i Beogradit ishte rus. Shumica prej tyre ishin mjek të suksesshëm, arkitekt, artist, intelektualw të cilët në Beograd, në shoqërinë serbe, kanë lënë një gjurmë të pashlyer.
Prifti Vitalij Tarasjev thekson se këto shifra janë të pakrahueshme me ato aktuale, por në njëzetë vitet e fundit, në Beograd dhe Serbi ka gjithnjë e më shumë rus. Lidhjet me Kishën ruse, thekson ai, sot i kanë rreth dy mijë njerëz. “Në Kishë tani vijnë anëtarët e familjeve të diplomatëve rus, përfaqësues të Përfaqësive tregtare, Shkollës ruse dhe Shtëpisë ruse. Ekziston edhe e ashtuquajtura Kolonia e biznesit rus në Serbi, si dhe në Beograd. Kemi edhe martesa të përziera, në rastin më të madh burrat janë serbë, e gratë nga Rusia, dhe këto familje kryesisht jetojnë në Beograd, që janë dhe grigja jonë,” thekson Tarasjev.
Bazuar në rolin që luan Qendra humanitare ruso-serbe që është ndërtuar kohë më parë në Nish, e që ishte mollë sherri e marrëdhënieve të Serbisë me SHBA dhe BE, Qendra shpirtërore e Kishës ortodokse Ruse në Beograd i bie të jetë Qendra e dytë e Spiunazhit rus në Serbi. (faktor.al)

-ads3-