Pas mbledhjes me krerët e degëve të PD dhe deputetëve të grupit parlamentar të PD-së, krye demokrati Lulzim Basha akuzoi ashpër kryeministrin Edi Ramen dhe një pjesë të ministrave dhe ish ministrave të kabinetit qeveritar.

-ads3-

Nga selia blu Basha e nisi fjalimin para mediave me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri që sipas tij është një uzurpim i organit të akuzës në vend për interesat e tij.

Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar. Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar”, tha Basha.

“Njerëzit e Edi Rames janë nen hetim: Saimir Tahiri nen hetim për trafik ndërkombëtar droge, Vangjush Dako nen hetim për lidhje me krimin e organizuar, Kompania e Qazim Sejdinit nen hetim për trafik droge. Zgjedhja e prokurorit politik ka një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë”, tha ndër të tjera Basha, teksa i ka ftuar të gjithë që ditën e hënë të dalin të gjithë në protestë.

Të hënën është detyrë e çdo qytetari që beson tek demokracia, që do të ndërtojë jetën në këtë vend dhe të mos shkojë refugjat, që do të jetojë me dinjitet dhe jo me lëmoshën e narkoqeverisë, të bashkohet me protestën tonë para parlamentit. Të hënën opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit, ndaj ftoj çdo qytetar që të mos qëndrojë spektator por ti bashkohet protestës tonë”, tha ai.