I ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, në intervistën përballë pasqyrës ishte Dj Vin Veli.

-ads3-

Ai rrëfeu momentet e vështira që ka kaluar prej humbjes se babait. “Ishte e papritur, nuk mendoj se një karakter i fortë nuk vuan, të gjithë vuajnë.

Forca ime ka qenë profesioni, atë periudhë nuk ndalova me axhendën dhe datat që kisha, sepse e dija shumë mirë që duke njohur natyrën e tij dhe mbështetjen që më ka dhënë, e dija që nuk do ma merrte për ters”, – shprehet ai.

“Hera e fundit që kam qarë ka qenë ditën kur ndërroi jetë im atë”, shprehet Vin Veli, ku shtoi se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e ndjen mungesën e të atit.

DJ i njohur foli edhe për lidhjet e tij, duke treguar që në jetën e tij kanë qenë shumë pak femra. Ai pohoi se ka tradhtuar në një lidhje, dhe ndjesia e të ndjerit keq e ka bërë atë që mos ta bëj më këtë veprim.