Reperi Noizy padyshim mund të thuhet se ishte ndër artistët më aktiv këtë vit.

-ads3-

Përveç se ishte pothuasje çdo natë i angazhuar me koncerte, ai ishte aktiv edhe me projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen kënga e tij më e re.

Madje ai publikoi edhe një video të shkurtër në të cilën tregon pjesë nga kjo këngë, e cila do të jetë e shoqëruar bashkë me videoklip.

Nga videoja e shkurtër shihet se Noizy do të sjell klip me skena eksplicite, në të cilën shihen disa femra, ndërsa titulli i këngës nga ajo që ka shkruar reperi, kuptohet të jetë ‘Bora’.

Bora..

A post shared by NOIZY (@zinizin) on