Vdekje e dyshimtë në Kanada.

-ads3-

Trupat e çiftit miliarder Barry dhe Honey Sherman u gjetën nga një agjent mobiliar në bodrumin e shtëpisë së tyre në Toronto të Kanadasë.

Sherman ishte themelues dhe drejtuesi i gjigantit farmaceutik Apoteks, i cili shet në gjithë botën ilaçe gjenerike.

Ai ishte një nga personat më të pasur në Kanada, dhe një filantropist.

Policia tha se në vendngjarje nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë në shtëpi, ndërkohë që mediat lokale raportuan se nuk po kërkohet për ndonjë të dyshuar.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau përmes një postimi në Twitter ngushëlloi familjen dhe miqtë e çiftit për ndarjen e tyre nga jeta. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.