Aktori Matt Damon dënoi abuzimin seksual në intervistën e fundit, por shprehi qartë se nuk ishte aq dramatike se sa abuzimi me fëmijët apo diçka tjetër.

-ads3-

Në një intervistë me ABC News preku edhe në një temë që fundi ka tronditur botën e Hollywoodit, duke deklaruar se mbështet emancipimin e grave, por insiston se nuk ka “sjellje të përsosur”, që duhet të respektohet, dhe disa prej tyre nuk janë të “këqij” nëse e ka humbur punën dhe reputacionin.

“Ka një ndryshim në mes të prekjes së të pasmeve të dikujt dhe përdhunimit me abuzimin e fëmijëve, apo jo? Sjellje e tjera, njeriu duhet t’i përballojë dhe t’i zhdukë ato – kjo nuk duhet as të diskutohet. Por ato nuk duhet të krahasohen. Prekja e të pasmeve nuk mund të konsiderohet ngacmim seksual”, tha aktori amerikan.

Damon ka pohuar se akuzat e tilla meshkujt po i mohojnë pasi që karriera e tyre po përfundon, megjithëse ato më vonë po dalin si të vërteta.

“Aktualisht, ekziston një situatë e tillë që meshkujt duhet t’i mohojnë menjëherë këto thashetheme. Nëse e marrin përgjegjësinë për atë që bënë, jeta dhe karriera e tyre do të shkatërrohet”, tha 47-vjeçari.

Ai zbuloi se një femër e kishte akuzuar para dhjetë vjetëve për abuzim seksual në premierën e një filmi, por të cilat më pas u vërtetuan se ishin gënjeshtra.

Theksojmë se një numër i madh i skandaleve kanë plasur në botën e industrisë së filmave, ku janë akuzuar për ngacmim seksual të femrave dhe fëmijëve, Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey.

Kujtojmë se aktori është i martuar me Luciana Barroson, me të cilën ka katër fëmijë, Isabella Damon, Alexia Barroso, Gia Zavala Damon, Stella Damon.