Gjyqësori dhe reformat që duhet të zbatohen janë në dyshim? Përse anëtarët japin dorëheqjen?

-ads3-

Një sëri akuzash kundër qeverisë se po përpiqet të formojë vetë ligjin në sektorin që duhet t’i nënshtrohet reformave serioze dhe të margjinalizojë anëtarët e këshillit,përcjell Fol.

Reformat shkojnë ngadalë, këshilli i reformës është thjesht dekor, dhe sugjerimet e anëtarëve pothuajse nuk pranohen.

“Këshilli jonë është bërë për të funksionuar si një lloj mbikëqyrësi dhe një qendër idesh se si të zhvillojmë reformat gjyqësore, dhe për këtë arsye kështu është përbërja, dmth  përmban profesorë, gjyqtarët … Përbërja është shumë më e fortë se organet e tjera të punës të angazhuara nga ligjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe në përgjithësi nga vetë Ministria.Ka një problem, disa njerëz kanë frikë nga konstrukti i Këshillit,disa njerëz nga Ministria dhe organet  tjera brenda saj që bëjnë ligjet”-thotë Fërçkovski i cili theksoi se nuk u lejohet të punojnë, atyre u jepet punë për të cilat Ministria apo Qeveria tashmë kanë marrë një vendim.

Profesori Universitar Ljubomir Frçkovski dhe Mersim Maksuti, të cilët janë anëtarë të Këshillit për Reformën Gjyqësore, kanë debatuar  mbrëmë në këtë temë në TV 24.
Kush dhe pse i kërkuan Frçkovskit të heshte?/fol.mk

Shikoni videon: