Një fëmijë dhjetëvjeçar dje pasdite është kafshuar nga dy qen në rr. “Volgograqdska” në Shkup, transmeton Express.

-ads3-

Në Stacionin policor Karposh, mbrëmë në orën 20:30, T. S. (50) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njejtë, rreth orës 17:20, në rr. “Volgogradska”, nga ana e dy qenve është kafshuar djali i tij 10-vjeçar, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të dukshme, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.