Në Rripin e Gazës, u mbajt një ceremoni mortore me pjesëmarrje të gjerë për dy palestinezët të cilët ranë dëshmorë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestave, raporton Anadolu Agency (AA).

-ads3-

Palestinezët Jasir Sukar dhe Ibrahim Ebu Thureja, i cili humbi jetën në protestat e zhvilluara në mbështetje të Kudsit ku ai mori pjesë, pavarësisht se kishte humbur të dyja këmbët gjatë një sulmi ajror që Izraeli ndërmori në Gaza në vitin 2008, u përcollën për në varreza pas një ceremonie mortore ku morën pjesë mijëra presona.

 

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe kryetari i byrosë politike të Hamasit, Ismail Henije, si dhe drejtues të grupeve palestineze.

Henije në një fjalim në ceremoninë mortore për Ebu Thureja tha se “Për dëshmorin e rënë Ebu Thureja kishte rënë obligimi i xhihadit dhe rezistencës, por ai kishte mbërritur në linjën e konfliktit duke kaluar para atyre radhëve”. Duke theksuar se Ebu Thureja është një provë për të gjithë, Henije është shprehur: “Populli i Palestinës lufton për këtë qytet të shenjtë dhe për të bërë të pavlefshëm vendimin që qeveria amerikane ka marrë rreth Kudsit. Terrorizmi është i pushtuesit (Izraelit). Ndërsa populli ynë kërkon liri”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Eshref el-Kudra, njoftoi më herët se Jasir Sukar, 23 vjeçar, dhe Ibrahim Ebu Thureja, 29 vjeçar, kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë në zonat kufitare të Gazës, dhe se 82 persona janë plagosur, prej të cilëve pesë më rëndë.