Justin Bieber duket se do t’i shfaqë krejt talentet e tij në Hollywood.

-ads3-

Sipas disa raportimeve të fundit në media, Bieber dëshirton të bëhet aktor.

“Justin gjithmonë e ka konsideruar veten si të multi talentuar. Ai nuk do ta ndërronte karrierën e tij muzikore me asgjë, por ai e beson se mund të jetë edhe aktor në të njejtën kohë”, ka thënë një burim i afërt me të.

Në fakt, sipas të njëjtit burim, Bieber po motivohet nga fakti se si e dashura e tij, Selena Gomez kohë pas kohe paraqitet në filma dhe televizion.

“Ai e ka parë se si Selan ka marrë një rol në filmin më të ri të Woody Allen dhe kjo e ka bërë atë që të besojë se ai edhe mund të merret seriozisht për ndonjë rol. Mos prisni ta shihni Bieber të luaj në drama, ai më shumë është i orientuar nga komeditë”, vazhdon tutje burimi.

Në fakt, këngëtari ka pasur role të vogla filmike në të kaluarën, si në “CSI: Miami” dje “Zoolander 2”.

Në muajin tetor ishte raportuar edhe se këngëtari i hitit “Sorry” është takuar me Adam Sandler dhe David Spade, dhe se nga ta ka marrë këshailla se si të futet në botën e komedisë në Hollywood.