Mario Balotelli do të jetë edhe për një sezon futbollist i skuadrës franceze, Nice.

-ads3-

Sulmuesi italian luajti me shumë sukses te Nice në sezonin e fundit, ku shënoi edhe 15 gola, duke e ndihmuar skuadrën franceze të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, kontrata e Balotellit ishte për një vit dhe pas skadimit të saj, shumë skuadra u interesuar të fitojnë shërbimet e tij.

Por, Balotelli edhe përkundër ofertave të mëdha që pati, vendosi të arrij marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën franceze.

Është vetë skuadra e Nice që ka lajmëruar vazhdimin e kontratës me italianin, kontratë e cila do ta mbaj në Francë edhe për një vit.