Giuseppe Marotta e ka konfirmuar se Dani Alves do të largohet nga Juventus

-ads3-

Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta e ka konfirmuar se Dani Alves do të largohet nga Juventus pas vetëm një sezoni.

Ai tha se ky nuk është një dështim, pasi më e rëndësishmja është që lojtari të ketë motiv.

“Largimi i Alves? Nuk është një dështim, motivimi është shumë i rëndësishëm për një lojtar”, tha fillimisht Marotta.

“Ne do të bëjmë një zgjedhje të përbashkët dhe i dëshirojmë atij shumë fat. Natyrisht që jemi të zhgënjyer për atë që ka thënë, por e konfirmoj se nuk ka pasur mosmarrëveshje”.

Alves do të transferohet në Manchester City, me të cilën skuadër do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë nga pesë milionë euro në sezon.