Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

-ads3-

Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Anti-mafias dhe Anti-terrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Evropës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste.

“Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakiane”, vijon raporti, shkruan TCH.

Gjithsesi, Drejtoria Kombëtare e Anti-mafias dhe Anti-terrorit vë në dukje se ISIS-i ka ende interes për të goditur vendet e Evropës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.