Zulfi Adili -Qufa njëri nga themeluesit e UNITETIT, pritet që të braktis partinë që e nisën bashkë me Gëzim Ostrenin dhe t’i bashkohet LR-PDSH-së, mëson jo zyrtarisht TetovaSot.

-ads3-

Adili është parë gjithnjë më afër LR-PDSH-së, ai ka marrë pjesë gati në çdo tubim ku ka qenë Sela që nënkupton një afërsi më të madhe me të.

Nga LR-PDSH nuk e mohojnë një gjë të tillë, por as e konfirmojnë ardhjen e Qufës në LR-PDSH duke theksuar se dera e partisë është e hapur për të gjithë ata që mendojnë të kontribuojnë në parti për të mirën e shqiptarëve.

Gjithashtu siç mëson portali TetovaSot, Qufa mund të emërohet nga LR-PDSH-ja drejtor në ndonjë drejtori që do t’i takojë kësaj partie.

Ndryshe ditë më parë lideri i UNITETIT, Gëzim Ostreni dhe ai i RDK-së, Vesel Memeti janë parë duke biseduar kokë më kokë, ku thuhet se mund të ketë ndarje nga LR-PDSH-ja e duke e prishur Aleancën për Shqiptarët.