Pas Ksamilit, Lëvizja Socialiste për Integrim denoncuar një tjetër rast të “shitblerjes së votës” në Qarkun e Vlorës.

-ads3-

Këtë herë, rasti i pretenduar është në Delvinë, ku sipas LSI-së, disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës, u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.

Pjesë e këtij grupi, thuhet në reagimin e LSI-së, dega Sarandë, “kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë. Personat, anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco”.

I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë, apelon LSI.