Të bisedat e përgjuara që tronditën Maqedoninë kemi mundur të dëgjojmë personalisht nga ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska se si ka funksionuar ministria e brendshme, sidomos gjatë zgjedhjeve, përcjell TetovaSot. Kemi dëgjuar se nga MPB-ja kanë funksionuar dy shtabe. Një nga policia dhe një nga VMRO-ja.

-ads3-

Kamera e tv24 kanë vizituar katin e dytë të Ministrisë – hapësirat që në kohën e Jankullovskës u shndërruan në seli të partisë.

Kati i tërë, në të cilën ndodhet edhe kabineti ministror, u shndërrua në një shtab të partisë.

Më poshtë mund të shihni të gjithë ambientin ku brenda MPB-së kishte edhe shtab të VMRO-DPMNE-së./TetovaSot/