Amerika e Jugut është një vatër e viruseve të mundshme që mund të jenë kërcënimi i ardhshëm i madh për shëndetin e botës, sipas “hartave të rrezikut”.

-ads3-

Aleanca EcoHealth në Nju Jork ka analizuar gjitarët, viruset që ata kanë dhe se si vijnë në kontakt me njerëzit.

Ajo zbuloi se lakuriqt e natës mbajnë më shumë kërcënime të mundshme sesa gjitarë të tjerë.

Studiuesit shpresojnë se njohuritë mund të përdoren për të parandaluar HIV, Ebola ose gripin e ardhshëm.

Disa nga infeksionet më shqetësuese kanë bërë kërcimin nga kafshët tek njerëzit – shpërthimi më i madh në botë i Ebola duket se fillon nga lakuriqët e natës, ndërsa HIV vjen nga shimpanzetë.