Zayn Malik dhe Gigi Hadid nuk janë një çift ndryshe nga çiftet tjera.

-ads3-

Të paktën kështu ka thënë Malik në një intervistë për Evening Standard ku ka folur për lidhjen e dashurisë me Hadid, duke treguar se si mundohen të mbajnë lidhjen e tyretë dashurisë, edhepse janë në qendër të vëmendjes së mediave.

“Në Neë York shpesh përpiqemi që të gjejmë pak kohë për veten, dalim për shëtitje në orët e para të mëngjesit zakonisht.  Por sërish nuk arrijmë të gjejmë kohë për veten, pa na fotografuar”, ka thënë ai.

Malik ka thënë se ai dhe e dashura e tij janë vazhdimisht në ballinat e revistave.

“Unë jam me të sepse ajo më pëlqen, shpresoj se ajo është me mua sepse më pëlqen. Ne kalojmë kohë si çiftet e zakonshme, gatuajmë bashkë, shohim TV, qeshim, thjesht si të gjithë”, ka vazhduar ai.