Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me drejtoreshën e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Kallavera.

-ads3-

Në fillim të takimit, Genoveva Ruiz Kallavera, shprehi kënaqësinë se gjatë vizitës së saj të parë në Republikën e Maqedonisë ka mundësi së pari të takohet me Kryetarin e Dhomës Ligjvënëse, Talat Xhaferi.

Gjatë kohës së takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se po realizohet dinamika e paraparë e aktiviteteve lidhur me funksionimin efektiv dhe efikas të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në realizimin e kompetencave të tij si dhomë ligjvënëse.

Xhaferi edhe njëherë potencoi se Kuvendi mbetet i hapur për qytetarët dhe sektorin civil duke u angazhuar për ndryshimin e perceptimit të tanishëm për Kuvendin dhe ky të bëhet korrigjues i vërtetë i pushtetit ekzekutiv.

Drejtoresha e Drejtorisë për Zgjerim, kompetente për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Kallavera edhe një herë qartë e theksoi mbështetjen e institucioneve evropiane në rrugën drejt integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Bashkimi Evropian me vëmendje do t’i ndjek proceset demokratike, sundimin e së drejtës, si dhe reformat në administratën publike dhe do të vazhdojë të kritikojë në mënyrë konstruktive në lidhje me proceset eurointegruese të vendit”, theksohet në kumtesën nga pres-shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.