Andrea Lucaj është 30-vjeçari shqiptari, i cili u vrarë në Itali mëngjesin e djeshëm. Identitetin e viktimës e ka bërë të ditur presitigjozja italiane “La Stampa”, që shkruan se vrasja dyshohet se është një larje hesapesh mes rivalëve në dashuri.

-ads3-

Lucaj, me banim në Rufina, në provincën e Firences, u ekzekutua me pistoletë ndërsa ishte në makinën e tij, e parkuar në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte). Një tjetër shqiptar i cili ishte në makinë me viktimën, 25-vjeç, u plagos në kokë.

Ngjarja

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, dy shqiptarët ishin në makinën tip “BMW X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.

Rreth orës 4:30, makinës ku ishin dy shqiptarët i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.

Më pas, ata ia dyshohet se mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët t’ia të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur.

Lucaj mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët. Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.