Partitë politike me pritshmëri të ndara nga vizita e komisionarit Han dhe ekspertit gjerman Pribe. VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit pret që kabineti i ri qeveritar sa më parë të anëtarësoj Maqedoninë në NATO dhe ti filloj negociatat për inkuadrim të shtetit në familjen evropiane.

-ads3-

Presim që gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe shtetit, të ndodh sot dhe ditë më parë. Ne përkrahim çdo politikë që do të thotë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e bisedave për anëtarësim në BE. Presim që ky proces të filloj orë më parë mos të them që sot– deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Në Lëvizjen Besa janë pesimist se me kuadrot e BDI-së qeveria do të arrijë të zhbllokojë procesin euroatlantik.

Pa pasur vullnet politik në kuadër të reformave, nuk mund të presim që nëse vjen dikush nga jashtë të zgjidhen ata. Komisioneri Han gjatë gjithë kohës e ka ndihmuar procesin dhe urojmë që të vazhdojë të ndihmojë këtë proces, por duke i parë kuadrot që janë sidomos në kampin shqiptarë, nuk mund të shpresojmë se do të lulëzojnë gjërat edhe pse presim diçka të tillë– tha Faton Fazliu, Lëvizja Besa.

Vizita e Hanit për Aleancën për Shqiptarët është në momentin vendimtar. Flakron Bexheti tha se plani aksional është udhërrëfyesi më i mirë dhe më i shpejtë që shteti të kthehet në agjendën evropiane. Ai madje pret që në takim me Han të hapet edhe tema e ligjit për shqipen.

Të gjitha këta janë në rrymën e përshpejtimit të proceseve euro integruese. Gjithsesi, ky plan do të jetë një shtytje e madhe, ku pritet që kjo qeveri që edhe ashtu ka prefiksin qeveria reformuese apo evropiane dhe shpresojmë se këto reforma do ta shpien Maqedoninë në një afat shumë të shkurtër kohorë në rrugën e euro integrimeve– tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Qeveria ka përgatitur Plan veprues me masa dhe aktivitete që duhet të merren në kuadër të euro integrimeve, plan i cili iu prezantua euro komisarit Han dhe ekspertit gjerman Rajnhard Pribe.

Blerim Ismaili