Dy vajza në Elbasan janë arrestuar nga Policia me akuzën e vjedhjes, pasi të dyja, veç nga njera tjera, kanë tërhequr para nga bankomatet me kartat e vjedhura nga shoqet e tyre.

-ads3-

Të arrestuara janë: B.H, 22 vjeçe, banuese në Elbasan; më datë 26.05.2017 dyshohet të ketë tërhequr  një sasi lekësh me kartën e debitit të shtetases A.L., 20 vjeçe banuese në këtë qytet.

PO ashtu, u arretsua në flagrancë, S.K, 20 vjeçe banuese në Elbasan. Arrestimi u bë pasi dyshohet të ketë marrë pa autorizim kartën e bankomatit të shtetases E.GJ, 19 vjeçe banuese dhe në bankomat  të ketë tërhequr një sasi lekësh.

Në të dyja rastet, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni  134 I Kodit Penal