Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në ndihmë bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-në dhe BE-në, për ta jetësuar programin elektoral të koalicionit PAN, që ai e ka quajtur kombëtar.

-ads3-

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri.

Ky është postimi i Veselit në Facebook:

Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar.