Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një afat se kur do të krijohen institucionet e reja të vendit. Ai është shprehur i bindur se në pjesën e parë të korrikut do të formohet qeveria të cilën, sipas tij, do ta udhëheqë Ramush Haradinaj.

-ads3-

Veseli tha në një intervistë për Ekonomia Online se nuk është në interes të askujt në Kosovë që të ketë bllokadë sikurse më 2014. E i propozuari për kryeministër nga koalicioni PAN ka vazhduar edhe sot takimet me ambasadorë të ndryshëm që janë në Kosovë.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social ka deklaruar se kundërshtarët po ia duan fundin LDK-së./RTK