Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë bilancit të dy viteve punë në krye të bashkisë, deklaroi se në 800 ditë janë bërë 800 punë publike.

-ads3-

“Është bërë punë fantastike në këto dy vite. Ne kemi përfunduar 800 punë publike në 800 ditët e administratës sonë në krye të bashkisë”, deklaroi Veliaj, shkruan Top Channel.

Kryebashkiaku shtoi se “vetëm me këtë motivim bëhet maksimumi”.

“Nëse do të vazhdojmë edhe dy vitet e ardhshme kështu, besoj se ditët më të mira për Tiranën janë ato që do të vijnë, jo ato që kaluan”, theksoi Veliaj.