Stresi është një prej faktorëve që shkakton shumë sëmundje apo probleme në trupin e njeriut, por sipas një studimi të kryer së fundmi ai shkakton edhe plakjen.
Revista “Molecular Psychiatry” ka botuar studimin ku janë përfshirë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeçe, të cilat kishin kaluar gjendje depresioni apo stresi të lartë.
Krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, të cilat nuk kishin kaluar të njëjtat probleme, këto vajza kishin një rritje më të hershme, e cila vinte si pasojë e prodhimit të madh të hormonit të kortizolit.
Kortizoli njihet si faktor kyç në dëmtimin e sistemit imunitar dhe dëmtimin e shumë organeve jetësore, përfshirë trurin. Gjithashtu vajzat që kishin patur probleme në fëmijërinë e tyre kishin edhe telomerë më të shkurtër krahasuar më bashkëmoshatarët e tyre.
Telomeri është një shtojcë në fund të kromozomit, e cila shkurtohet sa herë që një qelizë ndahet apo personi ekspozohet ndaj stresit.
Telomeri është një tregues i mirë i plakjes apo rritjes së parakohshme.
Me kalimin e viteve, telomerët fillojnë të shkurtohen.
Sipas profesorit të Universitetit të Stanfordit, Ian Gotlib, drejtuesi i këtij studimi, një kurë e mirë antistres është kryerja e ushtrimeve.
Studiuesit matën nivelin e kortizolit para një situate relativisht stresuese dhe pas saj dhe vunë re që pati një prodhim më të lartë kortizoli, i cili shkakton rritjen e parakohshme.
“Menjëherë pas eksperimentit këto vajza kryen disa ushtrime antistres dhe u konstatua që ushtrimet e ngadalësojnë lëshimin e kortizolit, pra edhe rritjen e parakohëshme. Gjatësia e telomerëve të këtyre vajzave ishte e barabartë me 18- vjeçarët, pra kishin një plakje të parakohshme.
Mënyra më e mirë për ngadalësimin e këtij procesi është kryerja e ushtrimeve të përditshme për të ngadalësuar lëshimin e kortizolit”, tha Gotlib.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Çfarë duhet të bëni nëse kompjuteri juaj papritmas fiket?
- Kovid-19, në tre ditët e fundit 180 raste të reja dhe asnjë humbje jete
- Më 30 qershor seanca për interpelancën kundër Xhaferit
- Të mërkurën do të dihet se sa më shtrenjtë do të paguajmë energjinë elektrike nga 1 korriku
- VMRO-DPMNE kërkon që propozimi francez të diskutohet në Kuvend
- Snopçe: Bujar Osmani disa herë e ka festuar datën për negociata
- Borrell: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është në interesin tonë strategjik
- Autoritetet me rekomandime për mbrojtjen e shëndetit nga temperaturat e larta
- Arrestohet shkupjani i dënuar me 10 vjet e pesë muaj burg
- Tupançeski: Gjykatat duhet ta tregojnë punën e tyre