Stresi është një prej faktorëve që shkakton shumë sëmundje apo probleme në trupin e njeriut, por sipas një studimi të kryer së fundmi ai shkakton edhe plakjen.

-ads3-

Revista “Molecular Psychiatry” ka botuar studimin ku janë përfshirë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeçe, të cilat kishin kaluar gjendje depresioni apo stresi të lartë.

Krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, të cilat nuk kishin kaluar të njëjtat probleme, këto vajza kishin një rritje më të hershme, e cila vinte si pasojë e prodhimit të madh të hormonit të kortizolit.

Kortizoli njihet si faktor kyç në dëmtimin e sistemit imunitar dhe dëmtimin e shumë organeve jetësore, përfshirë trurin. Gjithashtu vajzat që kishin patur probleme në fëmijërinë e tyre kishin edhe telomerë më të shkurtër krahasuar më bashkëmoshatarët e tyre.

Telomeri është një shtojcë në fund të kromozomit, e cila shkurtohet sa herë që një qelizë ndahet apo personi ekspozohet ndaj stresit.

Telomeri është një tregues i mirë i plakjes apo rritjes së parakohshme.

Me kalimin e viteve, telomerët fillojnë të shkurtohen.

Sipas profesorit të Universitetit të Stanfordit, Ian Gotlib, drejtuesi i këtij studimi, një kurë e mirë antistres është kryerja e ushtrimeve.

Studiuesit matën nivelin e kortizolit para një situate relativisht stresuese dhe pas saj dhe vunë re që pati një prodhim më të lartë kortizoli, i cili shkakton rritjen e parakohshme.

“Menjëherë pas eksperimentit këto vajza kryen disa ushtrime antistres dhe u konstatua që ushtrimet e ngadalësojnë lëshimin e kortizolit, pra edhe rritjen e parakohëshme. Gjatësia e telomerëve të këtyre vajzave ishte e barabartë me 18- vjeçarët, pra kishin një plakje të parakohshme.

Mënyra më e mirë për ngadalësimin e këtij procesi është kryerja e ushtrimeve të përditshme për të ngadalësuar lëshimin e kortizolit”, tha Gotlib.