Qumështi i gjirit u jep foshnjeve një sasi fillestare të baktereve të mira dhe qelizash që luftojnë viruset. Foshnjet që ushqehen me qumësht gjiri tentojnë të zhvillojnë sisteme imune më të forta, të jenë më pak të riskuar nga alergjitë, astma dhe infeksionet e veshit, në krahasim me fëmijët që ushqehen me qumësht formulë.
Por mesa duket fëmijët nuk janë të vetmit që përfitojnë, pasi dhe nënat gjatë gjidhënies humbasin peshën e fituar gjatë shtatzënisë, djegin kalori dhe kanë më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit ose i vezoreve gjatë viteve në vazhdim.
Një studim i ri i publikuar në Journal of the American Heart Association ka dalë gjithashtu në përfundimin se ushqyerja me gji mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës edhe një dekadë pas lindjes.
Hulumtimi përfshiu rreth 290,000 gra në Kinë dhe studiuesit ndoqën gratë për gati 10 vjet .Gratë që kishin ushqyer foshnjat e tyre me gji kishin një rrezik 9% më të ulët për t’u prekur nga sëmuindjet e zemrës në krahasim me gratë e tjera.
Gratë që kishin më shumë se një fëmijë dhe që i kanë ushqyer foshnjet për dy vjet ose më shumë e ulnin riskun për tu prekur nga këto sëmundje me 18%.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mbron nga shumë sëmundje, ky është fruti më i shëndetshëm në botë
- Përse kur plakeni e keni më të vështirë të flini gjumë
- Policia në Tetovë dhe Gostivar vazhdon kontrollet mbi shpejtësinë e automjeteve
- Sulmohet fizikisht një i ri në Gostivar
- Gostivar: Dy persona dyshohet se janë paraqitur rrejshëm si zyrtarë, me qëllim të dëmtimit të bashkësisë fetare
- Bastisje në një shtëpi në Vrutok të Gostivarit, arrestohet 62 vjeçari për marihuanë
- Maqedoni, interesim i pamjaftueshëm i institucioneve kundër korrupsionit
- REZISTENCA ia kujton rrenat Bilall Kasamit (VIDEO)
- Durmishi nga Xhepçishti: Na jepni votën ta bëjmë shumicën
- Prokuroria për krim të organizuar, zgjeron hetimin ndaj Muhamed Zekirit