Turqia ka dërguar njësite të reja ushtarake, si dhe pajisje ushtarake në pjesën veriore të Sirisë, lajmëroi Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

-ads3-

Organizata joqeveritare me seli në Londër thekson se ushtarët e kanë kaluar kufirin gjatë 24 orëve të fundit dhe janë drejtuar ndaj rajonit në jug të qytetit Azaz, të cilët janë nën kontroll të milicive siriane kurde Forcat për mbrojtje të popullit, kundër të cilëve Turqia lufton në pjesën veriore të Sirisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut thekson se ushtria dhe pajisja është dërguar në kuadër të përgatitjeve të sulmeve të përbashkëta të Turqisë dhe aleatëve të saj ndaj Forcave për mbrojtje të popullit.

Sipas Turqisë, Forcat për mbrojtje të popullit janë të lidhura me Partinë Punëtore Kurde (PKK) e cila sipas Ankarasë është organizatë terroriste.