Pas shtatë sezonesh në të cilat ka shënuar me lehtësisht dhjetë ose më shumë gola, Thomas Muller, në edicionin e fundit, është ndalur në kuotën e nëntë golave.

-ads3-

Momenti më i vështirë në karrierën e gjermanit të Bayern Munich, që në një deklaratë për gazetën “Bild” ka sulmuar edhe verbalisht trajnerin Carlo Ancelotti: “Unë jam përgjegjësi i golave që shënon skuadra. Detyra ime është të jem i vlefshëm në sulm. Ka qenë e vështirë për mua që të gjej një rol në modulin e Ancelotti”.

Pas Robert Lewandowski, Thomas Muller është një tjetër nga sulmuesit e Bayern që nuk duket dakord me skemat e trajnerit Ancelotti.

“Në ndeshjen kundër RB Leipzig, sfida e parë e rëndësishme e sezonit, ai më la në stol dhe skuadra fitoi 3-0 me një paraqitje shembullore. Menjëherë më pas, trajneri nuk hoqi dorë nga ajo skuadër, nga ai modul. Tani dua të përqendrohem, të përgatitem mirë dhe të transmetojë forcën time skuadrës.

Shumë e rëndësishme është që një futbollist të ketë komunikim me trajnerin dhe unë me Ancelotti do të flasim para se të fillojë sezoni i ardhshëm”, theksoi sulmuesi gjerman.