Aeroporti Ndërkombëtar i Bishop (FNT) në Flint të Miçiganit (SHBA) është evakuuar pasi një oficer i policisë është goditur me thikë në qafë, raportojnë mediat lokale. Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim tjetër.

-ads3-

Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe janë evakuuar, njoftoi aeroporti në një deklaratë.

Efektivi është në gjendje kritike për jetën, sipas policisë së shtetit të Miçiganit.

Një dëshmitar, i cituar nga mediat lokale, tha se pa një person i cili u arrestua dhe një thikë në tokë pranë agjentit të plagosur.