SHBA-ja ka njoftuar se Siria po “përgatitet” për një sulm kimik dhe ka lëshuar një paralajmërim të zjarrtë ndaj qeverisë siriane.

-ads3-

Shtëpia e Bardhë tha se aktivitetet ishin të ngjashme me ato të bëra përpara një sulmi kimik në prill, duke nxitur edhe reagimin e ashpër të Rusisë aleate.

Deklarata e SHBA-së paralajmëroi Presidentin Bashar al-Assad se do të paguante “një çmim të rëndë” në qoftë se ndodhte edhe një sulm tjetër.

Por Rusia u kundërpërgjigj dënuar “kërcënimin” amerikan ndaj Sirisë.

“Konsiderojmë se kërcënime të tilla kundër liderëve sirianë janë të papranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

Dhjetëra persona vdiqën në sulmin që e nxiti Presidentin Trump të urdhërojë një sulm të fuqishëm me raketa kundër një baze ajrore siriane.

Amerika paralajmëronte se “një sulm tjetër me armë kimike nga regjimi i Asadit” ka të ngjarë të rezultojë “në vrasjen masive të civilëve”.

“Siç kemi theksuar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të eleminuar Shtetin Islamik. Megjithatë nëse Assad kryen një tjetër sulm me vrasje masive duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do ta paguajnë shtrenjtë!’, paralajmëronte deklarata.