Shoqata “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, ka reaguar dhe ka kundërshtuar themelimin e shoqatës së re “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, nga Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunoviq.

-ads3-

Në reagimin kësaj shoqate që e ka nënshkruar kryetarja Nesrete Kumnova, theksohet e “Bajram Qerkini, nuk përfaqëson të gjitha familjet e të zhdukurve në Kosovë, prandaj ne jemi të indinjuara dhe distancohemi nga ky veprim i pamatur”’.

“Neve na dallojnë kërkesat për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë, sepse Serbia kriminale i ka vrarë, masakruar dhe zhdukur bijat dhe bijtë tonë në shtëpitë tona, ndërsa serbët kanë qenë agresor dhe kriminelë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë shoqatë të re dhe Bajram Qerkinit i themi se nuk të njohim dhe nuk je përfaqësues i familjeve tona”, përfundon reagimi.