Dy policë kanë arritur të parandalojnë një burrë të kryej vetëvrasje, duke u hedhur nga një urë në autostradë, raporton Daily Mail.

-ads3-

Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen rrëqethëse në Grass Valley në pjesën veriore të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.

Njëri nga policët mundohet të filloj një bisedë më burrin, duke e pyetur se cila është arsye që dëshiron të bëjë një gjë të tillë.

“Nuk dua të prekë apo diçka të ngjashme, thjesht dëshiroj të bisedoj me ty”, ka deklaruar ai.

Disa sekonda më vonë ky burrë fillon të ngjitet në rrethojën e hekurt mbrojtëse, por policët arrijnë ta shpëtojnë duke e kapur për këmbë.

Edhe pse ai tentoi të kërcente nga ura, në momentin që e kapin policët mundohet të arsyetohet se nuk ka bërë asgjë të keqe, dhe se kërkonte që ta lëshojnë.

Ai menjëherë është prangosur dhe futur në veturën e policisë.