Dyzet e katër vjeçarja nga Strumica ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Kliment Ohridski.

-ads3-

Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme, A.Z. (42) sot në ora 5:20 të mëngjesit me makinën “Mercedes Sprinter” në targa të Strumicës ka goditur A.D (44) nga Strumica, e cila lëvizte në këmbë, përcjell TetovaSot.

Policia thekson se gruaja ka vdekur në vend nga plagët e marra nga goditja e makinës.