Të mbijetuarit e kullës Grenfell në Londër do të strehohen në një bllok apartamentesh luksoze që po ndërtohen në qendër të Kensingtonit.

-ads3-

68 apartamente me një dy dhe tre dhoma gjumi janë blerë në një konstruksion të ri në kensington. Apartamentet ndodhen në një kompleks ku cmimi i shtëpive private fillon nga 1.5 milionë paundë.

Kompleksi i ri përfshin shërbim roje 24 orësh, një kinema private etj. Cdo shtëpi e re do të jetë e mobiluar dhe qeveria thotë se banorëve nuk do tu mungojë asgjë. Apartamentet pritet të përfundojnë deri në fund të korrikut.

Të paktën 79 vetë humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë pasi zjarri përfshiu kullën në kensingtonin verior një javë më parë.
Ka pasur kritika të shumta dhe zemërim nga banorët për reagimin e ngadaltë dhe kaotik të zyrtarëve ndaj ngjarjes.