Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp.

-ads3-

Nga MPB kumtuan se ambasadori Plomp ia ka uruar zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme. Ai i ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe vendosmërinë e Mbretërisë së Holandës që maksimalisht t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë në sferat për të cilat do të kërkohet ndihma.

Ministri Spasovski është falënderuar për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Mbretërinë e Holandës dhe ka shfaqur bindjen se ai në të ardhmen do të jetë më i madh. Ai e potencoi vendosmërinë për zbatimin e reformave në policinë e Maqedonisë, me qëllim që policia të departizohet dhe dekriminalizohet dhe të jetë servis i vërtetë i qytetarëve. Sipas ministrit Spasovski, parimet e ligjshmërisë, përgjegjësisë dhe ndershmërisë duhet të jenë parimet kryesore të secilit të punësuar në MPB.

Ministri Spasovski ka potencuar se në periudhën e ardhshme do t’u jepet hapësirë profesionistëve në MPB, ndërsa shembull për këtë tendencë, siç theksohet, janë emërimet e drejtorëve të DZK dhe BSP, profesionistë me stazh të gjatë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.