Në Maqedoni, vite me nuk funksionon sistemi për parandalimin e breshrit. Mos pasja e një sistemi të tillë bëri që së fundmi më 14 qershor, por edhe shumë herë të tjera, breshri të shkaktojë dëme bujqësore por edhe të tjera materiale nëpër shtëpi dhe biznese. Nga enti hidrometeorologjik i Maqedonisë thonë se sistemi i tillë ka funksionuar por në mënyrë graduale është ndërprerë që nga viti 1974 kur është instaluar dhe nuk është mirëmbajtur. Tërësisht ai është ndërprerë pesë vite më parë.

-ads3-

Për momentin sistem për mbrojtje kundër breshrit në Maqedoni nuk ka. Ai nuk funksion katër deri pesë vitet e fundit, është ndërprerë  gjegjësisht ka 10 deri më 15 vite ai sistem në mënyrë graduale është çinstaluar. Është zvogëluar numri i raketave, është zvogëluar numri i stacioneve dhe viteve të fundit ky sistem më nuk funksionon- deklaroi Rade Ballabanovski nga Sektori për Parashikim dhe Parandalime.

Për momentin nuk bëhet e qartë se cili duhet ta financojë sistemin e këtillë, pushteti qendror ose ai lokal. Për riinstalimin e tij do të duhet një projekt i ri disa milionësh. Për shfrytëzimin e tij nevojiten leje nga agjencia për lëshimin e raketave, projekt i ri funksional dhe kuadro kompetente.

Fillimisht do të duhet që të blihet një radar i ri. Për momentin në Maqedoni kemi dy radar ku njëri nuk është duke funksionuar, funksion vetëm njeri që është në mes të Prilepit dhe Manastirit, ndërsa ai që është në Shën Nikollë nuk funksionon. Vetëm gjetja e një radari meteorologjik do të kushtonte 1 milion euro. Një raketë kundër breshrit kushton afër 300 deri në 400 euro. Patjetër do të duhet që të mbulohet i gjithë territori i Maqedonisë dhe do të duhet të kemi nga 500 deri në 1 mijë raketa kundër breshrit- tha Rade Ballabanovski nga Sektori për Parashikim dhe Parandalime.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski thotë se  do të duhet të merren masa për këtë situatë duke premtuar aktivizimin e sistemit raketor kundër breshrit.

 Unë tash më veç kamë kontaktuar me kompani të caktuara  që janë të interesuar për instalimin pajisjeve të caktuara  për mbrojtje të caktuar me raketa kundër breshrit . Porositëm prezantim për pjesë të caktuara të Maqedonisë dhe sa kjo do të kushtojë nëse e instalojmë në pjesë të caktuara dhe sa në tërë Maqedoninë- deklaroi ministëri i Bujqësisë  Lupço Nikollovski.

Agronomët thonë se breshëri shkakton dëme të mëdha në produktet bujqësorë sidomos në fazën kur ata janë të formuara dhe janë në fazën gjenerative. Profesori Alirami Saliji thotë se është fatkeqësi që ky sistem është jofunksional.

Për fat të keq në kushtet tonë një sistem i këtillë ende nuk funksionon. Pasojat nga breshëri janë të mëdha mirë por është e rëndësishme se në cilën fazë të zhvillimit janë kultura bujqësore në momentin e breshrit, në fazën e rritjes vegjetative pasojat janë më të vogla në krahasim me fazën gjenerative- tha Alirami Saliji – profesor në Fakultetin Bujqësisë.

Për shkak të mungesës së këtij sistemi, bujqit pas çdo reshje të breshrit, enden nëpër institucione për të paraqitur dëmet kurse ministria rrallë ka gjetur mjete për kompensimin e tyre./alsat-m