Nuk kanë munguar batutat dhe ironitë e Arjan Çanit ndërsa ka pasur të ftuar në emisionin e sotshëm edhe Presidentin e zgjedhur të shtetit, Ilir Metën. Ndër të tjera Çani i tha se ka dëgjuar raste të blerjes së votës në vlera që kapin edhe 100 mijë lekë të vjetra.

-ads3-

Ndërkohë, duke dhënë një qëndrim të tijin për Metën si lider politik, Çani tha se presidenti i zgjedhur i ka mbijetuar gjithmonë prapaskenave politike.

Ti bëhu gati se një betejë e re të pret në jetën tënde. Kanë dashur gjithmonë ta fusin, por ke mbijetuar. Por ti ke një sekret që ata s’e kanë, por nuk do e themi sot. Të lutem mos e humb shqiptarinë dhe qetësinë”, ju drejtua Arjan Çani Metës.

Nga ana e tij, ish kreu i LSI-së shprehu bindjen se rinia “do ta thotë me të madhe fjalën e saj më 25 qershor.”

Skenarin më të keq do e vuajë ai që do të guxojë të prekë votën e shqiptarëve”, – përfundoi Meta