Tre persona janë arrestuar lidhur me sherrin e ndodhur rreth mesditës së sotme në një zyrë elektorale në periferi të Tiranës.

-ads3-

Një person u goditu me thikë gjatë sherrit në Bërxullë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë, kanë arrestuar në flagrancë:

– Ali Sula, 40 vjeç, banues në Bërxull, Tiranë.

– Naim Picari, 42 vjeç, banues në Marqinet, Tiranë.

– Xheferr Sefa, 54 vjeç, banues në Bërxull, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qendër Bërxull, përball lokalit të shtetasit G.Gj., ambjent i kthyer në zyrë elektorale për një subjekt politik, shtetasit e sipër përmendur, janë konfliktuar me njëri tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse shtetasi Ali Sula, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 325, 328, 238/a, 274 dhe 89 të Kodit Penal.