Dekstroza ofron kënaqësi të shpejtë për ata të cilët i sulmon lodhja e pasdites, aty për aty u siguron sheqer i cili shton sasinë e energjisë dhe ndihmon në përqendrimin, mirëpo ekspertët tërheqin vërejtjen që ai efekt është mashtrues dhe si zëvendësin e rekomandojnë bananen.

-ads3-

Ekspertët tërheqin vërejtjen që efektet e dekstrozës janë vetëm momentale dhe se ajo është e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.

Çdo tepricë sheqeri do të shndërrohet në yndyrë, mu si edhe sheqeri në produktet e furrave të bukës dhe të ëmbëlsirave.

Daniela Krehl nga organizata e konsumatorëve gjermanë Verbraucherzentrale Bayern rekomandon alternativën, përkatësisht mënyrën e shëndetshme për “ndihmë” të njëjtë energjike – ajo ndihmë janë bananet.

“Bananet janë përplot sheqer pemësh të cilat ofrojnë energji të shpejtë”, thekson kjo eksperte.

“Bananet përmbajnë edhe hidrokarbure më komplekse të cilat në afat më të gjatë furnizojnë me energji”.

 Bananet janë të pasura edhe me vitamina edhe me minerale. Sulmet e lodhjes më së miri është t’i shmangim me kafjall të shëndetshëm dhe opsion i mirë për këtë janë lloje të ndryshme të bukës nga kokrra të plota dhe qulli i tërshërës