Në Beograd sot është hapur Panairi i tetë Ndërkombëtar i Armatimit dhe i pajisjeve ushtarake “Partner 2017”. Në të, deri më 30 qershor do të prezantohen 128 prodhues nga 21 vende e do të ekspozohen edhe disa nga të arriturat më të mëdha në fushën e armatimit nga Serbia e nga jashtë si sisteme raketore e artilerie, municione lufte, automjete lufte të blinduara, pajisje elektronike, aeroplanë të vegjël, radarë të rinj etj.

-ads3-

Panairin e ka hapur kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq në shoqëri me kryetarin e Repulbikës Srpska Milorad Dodik.

Në Panair, siç njofton novostionline, janë demonstruar edhe mostrat e versioneve të minahedhësit “nora” që gjuan gjashtë granata në minutë, lanser për raketën “Sumadija” m rreze veprimi 300 kilometra, sistemi raketor “Aleksandar”, pushka modulare 6,50 milimetra, platforma tokësore pa ekuipazh “Miloš”, sistemi raketor vetëlëvizës “Paksars”, aumjeti i blinduar “miloš”, sistemi shumëtytësh “Oganj 2”, automjeti komandues për sistemin raketor “Alas”, automjete të modernizuara lufte dhe tanku u modernizuar.